KF Tefik Çanga përforcohet me Rexhepin, synojnë Ligën e Parë të Kosovës

Futboll

KF Tefik Çanga përforcohet me Rexhepin, synojnë Ligën e Parë të Kosovës

Nga: K.Goca Më: 17 korrik 2024 Në ora: 19:16
Edison Rexhepi

Liga e Dytë e Kosovës pritet të jetë më interesante në edicionin 2024-2025.

Disa skuadra po përforcohen, ndër ta edhe Tefik Çanga e Tërnit, fshat nga komuna e Ferizajt. 

Kryetrajneri Sherif Topalli ka aspiratat e qarta, synojnë hyrjen në Ligën e Parë të Kosovës.

Përforcimi me portierin Edison Rexhepi, i ka rritur dukshëm oreksin të klubi nga Tërni.  

“Jemi shumë të lumtur ta konfirmojmë arritjen e dakordit me gardianin e ri të skuadrës tonë Edison Rexhepi. 

Përvoja dhe paraqitjet e tija fantastike në ekipet ku ai ishte pjesë janë shumë të rëndësishme për t’i dhënë siguri edhe më shumë skuadrës.

Portieri 24 vjeçar vjen si nënkampion i Ligës së Parë nga FC Dinamo dhe do të jetë një faktor i rëndësishëm për klubin tonë drejtë qëllimeve që i kemi”, njofton KF Tefik Çanga.

Kjo skuadër ka pas rezultate të mira në edicionin e kaluar, duke përfunduar në vend të pestë me 45 pikë të mbledhura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat