Tre mungesa për Vllazninë në duelin e kthimit ndaj Valurit

Futboll

Tre mungesa për Vllazninë në duelin e kthimit ndaj Valurit

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 19:29
Pamje nga një ndeshje

Vllaznia nuk ka humbur kohë pas kthimit nga Islanda, pasi menjëherë ka nisur punën për përgatitjen e sfidës së kthimit, ku shpresojnë që të kualifikohen ndaj Valurit.

Temperaturat e larta të këtyre ditëve janë bërë disi pengesë për përgatitjen normale të kuqebluve, por trajneri Tomas Brdariç nuk e ka ulur tempin dhe kërkesën e llogarisë ndaj lojtarëve, pasi kërkohet kualifikimi nesër në “Loro Boriçi”.

Sulmuesi Ildi Gruda do të mungojë edhe për sfidën e dytë me islandezët për shkak dëmtimi.

Gjithsesi, Vllaznia nuk ka të gatshëm edhe dy lojtarë të tjerë për duelin e dytë me Valurin. Ardit Deliu dhe portieri i dytë Aron Jukaj do të vuajnë pezullimin e kartonëve të kuq që morën javën e shkuar në Rejkjavik.

Në këto kushte i bie që Vllaznia të bëjë një ndryshim të detyruar në formacion, ku vendin e Deliut që ishte titullar në Islandë, pritet që ta marrë 20-vjeçari Rejan Alivoda, një nga lojtarët më të rëndësishëm të sezonit të shkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat