Broja nuk e fal mesfushorin e Argjentinës

Futboll

Broja nuk e fal mesfushorin e Argjentinës

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 20:15
Broja - majtas

Enzo Fernandez po i bëhet gjyq publik, pas videos skandaloze ku shfaqte racizëm ndaj lojtarëve të Francës.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Armando Broja e ka hequr shokun e skuadrës te Chelsea nga rrjeti social “Instagram”.

Të njëjtin veprim e kanë bërë dhe 9 lojtarë të tjerë të Chelseat ku 7 prej tyre janë me shtetësi franceze.

Bëhet fjalë për Ëesley Fofana, Badiashile, Disasi, Gusto, Nkunku, Ugochukëu, Sarr. David Datro Fofana dhe Lavia e kanë hequr po ashtu Enzo Fernandez.

Kujtojmë se ky i fundit po feston fitoren e Copa America me shokët e kombëtares te Argjentina, kur nisi të këndojë kore tallëse për lojtarët e Francës me origjinë afrikane.

Në vazhdim pritet të ketë sanksione për të, ndërsa ka kërkuar falje për çfarë ndodhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat