Egnatia luan sot në “Elbasan Arena”

Futboll

Egnatia luan sot në “Elbasan Arena”

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Klubi shqiptar fitues i Superliges se vjetshme (e para ne historine e saj) Egnatia luan sot në “Elbasan Arena” ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve përballë boshnjakëve të Borac Banja Luka.

Një ndeshje që mbart në vetvete më shumë se një rezultat të mirëfilltë sportiv, edhe pse ai mbetet qëllimi kryesor.

Borac fitoi me shifrat 1-0 sfidën e parë në një atmosferë të tensionuar pasi tifozët boshnjakë nuk reshtën thirrjet antishqiptare, duke sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes. Kjo është arsyeja pse UEFA e cilëson tani ndeshjen e kthimit si të rrezikshmërisë së lartë dhe ka vendosur një gjyqtar ekspert si italiani Mareska.

Për skuadrën e drejtuar nga Tetova ka dy mungesa të sigurta sot, pasi Zejnullai dhe Ndreca u ndëshkuan me karton të kuq në ndeshjen e parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat