Lyon është shumë pranë goditjes së madhe në merkaton e verës.
Mediet franceze kanë raportuar gjatë kësaj mesjave se Lyon ia ka dal të gjejë gjuhën e përbashkët me George Mikautadze, me sulmuesin që bëri mirë në EURO 2024 dhe jo vetëm, tani është shumë pranë rikthimit në qytetin e tij të lindjes dhe klubin ku u formua si lojtar.
23-vjeçari që në janarin e këtij viti u rikthye te Metz nga Ajax, por që nuk ia doli të siguronte mbijetesën, pritej të mbërrinte në Principatë të shtunën për të kompletuar transferimin e tij me Monaco.
Monegaskët kishin arritur edhe akordin me Metz për 25 milionë euro, por në fund ishte pikërisht Mikautadze ai cili refuzojë të nënshkruante me klubin nga Principata duke bërë që ky transferim të dështonte.
Kjo ka një arsye, nga Franca raportojnë se sulmuesi në fshehtësi ka arritur akordin me Lyonin për një kontratë pesëvjeçare dhe tani drejtuesit pritet të nisin bisedimet me homologët e Metz, por ndryshe nga Monaco, te Lyon kërkojnë të negociojnë për çmimin.
Mikautadze jo vetëm la gjurmë në Gjermani me golat e tij, por edhe në merkato me një situatë të tillë, teksa pavarësisht se luajti vetëm një gjysmë sezoni me Metz ai regjistroi 13 gola dhe 4 asistime, ndërsa me Gjeorgjinë në Europian realizoi 3 gola, kuotë të barabartë me emra si Gakpo, Olmo apo edhe Kane.