Endri Reçi do të luajë për Teutën këtë sezon.
Mbrojtësi që mbylli bashkëpunimin me Kukësin do të vazhdojë të jetë pjesë e Superiores.
23-vjeçar shkon në Durrës si lojtar i lirë dhe është bashkuar direkt me skuadrën. Klubi ndërkohë po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri.
“Mirësevjen Endri Reçi!
“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mbrojtësi, Endri Reçi është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Kukësit në sezonin e fundit.
Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Reçi, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për sezonin e ri 2024/2025”", njofton klubi.