Është interesant se serbëve gjithçka që është shqiptare edhe iu pengon.
Kjo u vërejt edhe sonte në ndeshjen që po luhet mes kampionit të Shqipërisë, Egnatia nga Rrogozhina dhe klubi serb nga Bosnja dhe Hercegovina, Borci të Banjallukës.
Një farë medium i serb siç është “Kurir” ka shkarravitur duke akuzuar për provokime ndaj klubit serb.
Ky farë mediumi ka harruar se i tërë stadiumi në Banjallukë ka brohoritur e fyer shtetin e Kosovës: “Kosova është Serbi”.
“Ndeshja e kthimit e xhiros së parë të kualifikueseve në Champions League mes Egnatias dhe Borcit nga Banjalluka, ka qenë me skandale që në fillim.
Që në fillim të ndeshjes në Elbasan, tifozët e vendasve kanë brohoritur parulla fyese ndaj serbëve, të shoqëruara me brohoritjet UÇK, UÇK.
Në minutën e 13-të, stafi profesional i Borcit u bëri thirrje lojtarëve të largoheshin nga fusha për shkak të brohoritjeve të turpshme.
Arbitri i ndeshjes ka zhvilluar një bisedë me kapitenët e skuadrave, pas së cilës vendasit kanë kërkuar nga tifozët që të ndalojnë ofendimet, kështu që ndeshja ka vazhduar”, shkarravit mediumi serb “Kurir”.
Serbëve gjithçka iu pengon, i pengon çdo gjë shqiptare dhe ata e marrin çdo gjë provokim.