Vllaznia bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Futboll

Vllaznia bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 12:13
Tifozët

Vllaznia ka reguar përmes një shkrimi në profilin zyrtar ku ju kërkon tifozëve mbështetje.

Por gjithashtu iu rikujton që është e ndaluar përdorimi i të gjitha mjeteve piroteknike si dhe hedhja e çdo objekti të fortë në fushën e lojës.

"Sonte në ora 20:30 në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja e kthimit e turit të parë të “UEFA Europa Conference League” në mes ekipit tonë- Vllaznisë dhe atij islandez- Valur.

Kjo ndeshje është vlerësuar maksimalisht nga UEFA dhe do të jetë një test për klubin tonë sa i takon mbarëvajtjes së saj. Në këto rrethana, miqësisht do kërkonim nga ana Juaj që ta mbështesni fuqimisht ekipin në fushën e lojës ashtu siç dini të bëni vetëm Ju.

Njëkohësisht ju kujtojmë që është e ndalur përdorimi i të gjitha mjeteve piroteknike si dhe hedhja e çdo objekti të fortë në fushën e lojës.

Ju ftojmë të gjithë në stadium, për Vllazninë dhe me Vllazninë.

Forca Vllaznia", njofton FC Vllaznia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat