Nëna e Mbappes: Gati padia për PSG-në

Futboll

Nëna e Mbappes: Gati padia për PSG-në

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 14:21
Mbappe - i dyti majtas

“Nuk kam qarë kurrë më parë për Kilianin”.

Nëna e sulmuesit të ri të Realit rrëfen për “Le Parisien” emocionet e prezantimit në “Santiago Bernabeu” ku u duk qartë e emocionuar nga atmosfera.

“U përlota që në mëngjes, nuk e di çfarë kisha. Mbase ishte edhe lodhja”, vazhdoi Fajza Lamari, e cila konsiderohet si “gruaja e hekurt” e familjes.

Ajo tregon se sulmuesi ka qenë që i volgël tifoz i Realit. “Kur ishte pesë vjeç më tha se dëshironte të transferohej në Madrid, ndërsa unë mendoja se ishte çmendur”, tregon mamaja e Mbappe.

“Dy vite më parë Mbape ishte shumë pranë transferimit në Madrid, por në fund preferoi që të qëndronte në Paris.

Ai nuk ka gënjyer kurrë presidentin e PSG-së dhe gjithmonë i ka thënë se një ditë dëshironte të bëhej një lojtar i Realit.

Po të mos ishte për Realin, Mbape nuk do të ishte larguar kurrë nga Parisi”, tha Fajza Lamari.

Mes të tjerash ai komentuar me nota negative largimin e Mbapesë nga PSG. “Duket si një divorc. Të dy palët ishin të tensionuara dhe në të tilla raste mbahen mend vetëm çastet e vështira. Sa i përket bonuseve të munguara, ne jemi gati që të ndjekin edhe rrugët ligjore për të detyruar PSG-në të na japin atë që i takojnë Kilianit”, përfundoi Fajza Lamari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat