Elbasani bëhet gati për miqësoren e radhës!
Të shtunën në orën 18:00 Elbasani do të zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore në kuadër të përgatitjeve dhe konsolidimit të skuadrës që do të garojë në Kategorinë Superiore në sezonin e ri.
Pas fitores me skuadrën e Voska Sport me shifra minimale, verdheblutë do të sfidojnë skuadrën e Vorës në stadiumin “Elbasan Arena” në një betejë me aromën e vjetshme në Kategorinë e Parë.
Në këtë ndeshje pritet të debutojë edhe Qose.