Ibra i radhës për Milanin

Futboll

Ibra i radhës për Milanin

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Një tjetër Ibrahimovic për Milanin. Maximilian, djali i Zlatan Ibrahimoviç, ka firmosur kontratën e parë si futbollist profesionist.

17-vjeçari, i cili luan si sulmuesi i majtë, por bën edhe sulmuesin e dytë, do të jetë pjesë e Milan U23 në Serie C.

Djali i madh i Zlatan Ibrahimovic do të japë kontributin e tij tek ekipi i drejtuar nga Daniele Bonera, ish-mbrojtësi i kuqezinjve.

3 gola realizoi Ibra Jr në 29 ndeshje të zhvilluara me Milanin U18 gjatë edicionit të kaluar.

Ndërkohë që në sezonin e ri do të ketë mundësinë të shfaqë kualitetin e tij kundër të rriturve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat