Adrien Rabiot largohet nga Juventusi

Futboll

Adrien Rabiot largohet nga Juventusi

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 14:50
Adrien Rabiot

Adrien Rabiot është larguar përfundimisht nga Juventusi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra italiane përmes rrjeteve sociale, duke e falënderuar lojtarin për kontributin e dhënë.

Kështu, Rabiot largohet nga Juventusi si futbollist i lirë, pasi nuk e vazhdoi kontratën.

Mesfushori francez tani është “lojtar i lirë” dhe kanë nisur spekulimet për klubin e ri.

Janë disa skuadra të cilat kanë hyrë në garë për shërbimet e francezit.

Liverpooli, Manchester Unitedi, Newcastle Unitedi, Milani dhe Napoli janë të interesuara.

29-vjeçari ishte transferuar te Juventusi gjatë vitit 2019 nga Paris Saint-Germain si “lojtar i lirë”. Ai po ashtu ishte pjesë e Francës në Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat