Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes ndaj Torpedo Kutaisi

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes ndaj Torpedo Kutaisi

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 18:52
Formacionet

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes ndaj Torpedo Kutaisi!

Tirana kërkon që të çojë në fund sot punën e lënë në gjysmë në transfertën e turit të parë të Ligës së Konferencës ndaj Torpedo Kutaisi në Gjeorgji.

Skuadra bardheblu nuk shihej si favorite në këtë përballje, por me atë që shfaqi në ndeshjen e parë, ka pretendime reale për të vazhduar më tej në sfidën që zhvillohet sot në “Elbasan Arena”.

Barazimi 1-1, por sidomos raste e shumta që krijuan bardheblutë në pjesën e dytë përballe gjeorgjianëve, i kanë dhënë të drejtë ekipit të Shkëmbit që të kërkojë afrimin në Europë e kalimin në raundin tjetër të Ligës së Konferencës, që do të ndihmonin klubin në një situatë jo pak të komplikuar financiare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat