Javier Zanetti ka nje peng dhe ai eshte qe nuk mundi dot te ktheje ne rrugen e duhur te profesionalizmit Adrianon, ose ndryshe te quajtur “Perandorin” braziliani: “Sapo mbërriti te Inter, ai shënoi një gol me fuqi mbresëlënëse në një ndeshje miqësore kundër Real Madridit. Thashë me vete: Eshtë Ronaldo i ri, ka gjithçka. Fizik, talent, shpejtësi.
Por Adri vinte nga lagjet e varfëra të Brazilit dhe kjo më trembi.
I kisha parë problemet që i krijon pasuria dikujt që nuk ka pasur kurrë asgjë. Pothuajse çdo ditë, në fund të stërvitjes, e pyesja: “Çfarë po bën sonte?” Ku po shkon?”. Kisha frikë se do të hynte në telashe.
Adriano kishte një baba që e shikonte shumë dhe dinte ta mbante të fokusuar. Por para fillimit të sezonit ndodhi e paimagjinueshme. E thirrën nga Brazili dhe mori një lajm që mund të të ndryshojë përgjithmonë: “Adriano, babai yt ka vdekur”.
E pashë duke qarë, duke hedhur telefonin dhe duke bërtitur . Unë dhe Moratti, që nga ajo ditë, e morëm nën mbrojtjen tonë, si një vëlla të vogël. Gjatë kësaj kohe, ai po luante, po shënonte dhe ia dedikonte golat babait të tij duke ngritur sytë dhe duart drejt qiellit. Por që nga ajo telefonatë ai nuk ka qenë kurrë i njëjti. Kaluam mbrëmje të tëra duke e inkurajuar:
“A e kupton? Jeni një përzierje mes Ronaldos dhe Ibrahimovic, mund të bëhesh më i fortë se ata, ke gjithçka”. Por ne te gjithe dështuam, nuk mundëm ta nxirrnim nga depresioni dhe alkooli dhe më dhemb akoma edhe sot…”.