Tifozët e Partizanit udhëtuan në Maltë, Orges Shehi: Nuk i prisja kaq shumë

Futboll

Tifozët e Partizanit udhëtuan në Maltë, Orges Shehi: Nuk i prisja kaq shumë

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 22:38
Orges Shehi:

Partizani ka siguruar kualifikimin për në turin e dytë të Conference League. Kjo pasi të kuqtë mposhtën Marsaxlokk në Maltë me rezultatin 1 me 2.

Kryeqytetasit festuan me tifozët këtë kualifikim. "Ultras Guerrils" nuk zhgënjyen me paraqitjen e tyre, ndërsa mbështetën Partizanin gjatë gjithë ndeshjes.

Pas ndeshjes u prononcuar trajneri Orges Shehi. Tekniku durrsak tregoi për Partizani Channel mirënjohje ndaj tifozëve.

"Është e vërtetë që ndeshja shkoi në minutat e fundit po i rëndësishëm është kualifikimi. Kemi luajtur më mirë se ndeshjen e kaluar. Kemi qenë gjithë kohën në kërkim të golit, u ndëshkuam në pjesën e dytë nga gol i kundërshtarit që gjithë kohës ndejti në zonën e vet.

Pak rëndësi ka ku luhet ndeshja e parë. Do përgatitemi për ndeshjen tjetër që të bëjmë maksimumin për të shkuar sa më lart.

E thashë dhe dje, gjej rastin t’i falenderoj. Nuk i prisja kaq të shumtë në numër.

Përgëzime që arritën të vijnë deri këtu, skuadra ka nevojë. Prania e tyre ka qenë plus i madh për ne dhe gjej rastin t’i falenderoj", u shpreh Shehi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat