Dy “përforcime” kundër kampionëve të Islandës

Futboll

Dy “përforcime” kundër kampionëve të Islandës

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 11:59
Egnatia

Dy “përforcime” kundër kampionëve të Islandës!

Pasi u eliminua në turin e parë të Champions League nga Banja Luka, Egnatia tashmë nis rrugëtimin në turin e dytë të Conference League. Rrogozhinasit do të përballen me kampionët e Islandës, Vikingur Reykjavik.

Një ndeshje mes kampionësh, me Edlir Tetovës që buzëqesh disa ditë para ndeshjes së parë. Egnatias i rikthehen dy pika kyçe të ekipit, si Edison Ndreca apo Arbin Zejnullai.

Si mbrojtësi i majtë ashtu dhe mesfushori munguan në ndeshjen e kthimit përballë Banja Luka, pasi në të parën u ndëshkuan me karton të kuq. Tashmë koha e dënimit ka përfunduar, me dy yjet e Egnatias që janë gati për të kontribuar në ekip.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat