Dhimbje koke për De La Fuenten

Futboll

Dhimbje koke për De La Fuenten

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 12:02
Unai Simón

Unai Simón doli nga spitali La Luz mëngjesin e kësaj të premteje, ku iu nënshtrua operacionit për një dëmtim të kyçit të dorës.

Portieri do të pushojë për pak para se të fillojë një rikuperim të gjatë. Sipas mediave baske, ai nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në portë për katër deri në pesë muaj.

Athletic Bilbao po mendon se sa kohë do të duhet që Simón të jetë i gatshëm. Nëse rikuperimi i tij është i shpejtë dhe ai mungon për 4 muaj, portieri do të humbiste 14 ndeshje në La Liga dhe 4 ndeshje në Europa League.

Nëse, nga ana tjetër, rehabilitimi zgjat më shumë, Simón do të kthehej vetëm pas pauzës së Krishtlindjeve.

Kështu, gardiani nuk do të luante në të gjithë gjysmën e parë të sezonit dhe do të humbiste 6 ndeshje në Europa League.

Mungesa e tij në kombëtare do të zgjaste gjithashtu, pasi ai nuk do të jetë në gjendje për të luajtur në katër ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Nga ana tjetër te Bilbao mungon edhe portieri Agirrezabalaga i cili është i dëmtuar dhe me gjasa Padilla do të luajë ndeshjen e parë të sezonit për baskët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat