Kapiteni lë Partizanin në “baltë”

Futboll

Kapiteni lë Partizanin në “baltë”

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 12:21
Partizani

Partizani ishte i vetmi ekip i Superiores që kaloi turin e parë të Conference League.

Pasi barazuan 1-1 në “Elbasan Arena” në sfidën e parë, “Demat” mposhtën Marsaxlokk me rezultatin 1-2 në Maltë.

Pikërisht në ndeshjen e fundit të luajtur mbrëmë, Valentino Murataj u zëvendësua në minutën e 8-të për shkak dëmtimi.

Kapiteni i Partizanit ishte në dyshim për këtë sfidë, megjithatë u fut luajti shumë pak duke mos mundur që të rezistojë.

Shkalla e dëmtimit nuk dihet ende, me Muratajn që mund të mungojë edhe në sfidën e parë të turit të dytë të Conference League.

Kujtojmë që të kuqtë do të përballen në turin e dytë kundër Iberia 1999, një ekip gjeorgjian. Sfida e parë do të zhvillohet në transfertë më datë 25 korrik, ndërsa ajo e kthimit më 1 gusht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat