Policia arreston tifozët e Vllaznisë

Futboll

Policia arreston tifozët e Vllaznisë

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 12:23
Logo e Vllaznisë

Pasi barazoi 2-2 në transfertë përballë islandezëve të Valur, Vllaznia u mposht 0-4 në “Loro Boriçi”, duke i dhënë fund kështu aventurës europianë në Conference League.

Ndërkohë që pas kësaj sfide, shumë tifozë ultras të Vllaznisë janë shoqëruar në komisariat. Nuk dihet ende nëse ka pasur përleshje, apo shkak janë bërë flakadanët e hedhur në fushë, por “Vllaznit Ultras” kanë dalë me një reagim zyrtar duke thënë që tifozët po mbahen padrejtësisht në komisariat.

“Gjate ndeshjes se sotme asht ba shoqnimi i padrejte me dhune dhe ne menyre barbare i disa nga antarve tone. Kerkohet menjehere lirimi i djemve qe mbahen padrejtsisht ne ambjentet e komisariatit.

Futbolli asht per Tifozat!

Liri per Ultrasit!”, shkruajnë Vllaznit Ultras", reagon Vllaznia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat