Sulmuesi anglez pritet me protesta të tifozëve

Futboll

Sulmuesi anglez pritet me protesta të tifozëve

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 13:41
Mejson Grinvud

Mejson Grinvud është rikthyer nga eksperienca e mirë te Getafe me 10 gola dhe 6 asiste të cilat e kanë bërë një nga lojtarët e momentit në merkato, të paktën deri dje, ditën e nënshkrimit te Marseille e De Zerbi-t.

Marrëveshja u mbyll në bazë të 35 milionë eurove dhe një klauzolë për rishitjen e ardhshme të lojtarit të barabartë me 50% të një oferte të mundshme në të ardhmen. 22-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029.

Deri më tani gjithçka është normale, praktikë e rregullt në merkato, por ajo që duhet theksuar në këtë rast është revolta sociale e tifozëve të klubit francez.

E kaluara e Grinvudit nuk është rozë dhe sjellja e tmerrshme e anglezit ndaj ish-partneres së tij ka bërë që shumica e tifozëve të mos e presin mirë, shumë prej të cilëve nuk janë aspak dakord me një blerje të tillë, duke e cilësuar atë si “momentin më imoral” në të gjithë historinë e klubit.

“Ka gjëra shumë më të rëndësishme se futbolli… dhe respekti për gratë është një prej tyre!” ka shkruar një tifoz tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat