Krahas futbollit, edhe në sportin e futsallit klubet po përforcohen për edicionin e ri.
Melos Kelmendi është përforcim i FC Prishtina 01.
“Kemi afruar në radhët tona yllin e futsallit, Melos Kelmendin, i cili sot në prani të presidentit të klubit Bledion Bryma, ka nënshkruar kontratën me klubin
Lojtari i Kombëtares së Kosovës bashkohet me kampionët e vendit drejt sukseseve të reja, për synime edhe më të mëdha në sezonin 2024/25.
Kelmendi e ka nisur karrierën në futsall te Besa e Pejës, për të vazhduar me klube si FC Prishtina, Sparta Praga dhe Mabetex Prishtina ku ishte kapiten së fundmi.
Ai është pjesë e Kosovës tash e tetë vite, duke qenë një nga lojtarët kryesor.
Presidenti i FC Prishtina 01, Bledion Bryma pas prezantimit të lojtarit ka thënë se është i lumtur që tashmë në radhët e veta ka një lojtar të kalibrit sikurse Melos Kelmendi, me të cilin do të tentojmë të vazhdojmë dominimin në futsallin kosovar dhe më gjerë.
FC Prishtina 01 - Kampion i Kosovës - Klubi më i suksesshëm i kryeqytetit”, njofton FC Prishtina 01.