Luka Modriç vazhdon të shijojë gëzimet e një rinovimi që hap dyert për një sezon që mund të jetë qershia mbi tortën e karrierës së tij magjike si lojtar i Realit të Madridit.Ai do të jetë kapiten, do të garojë për të fituar Champions League numër shtatë dhe mund të bëhet lojtari me më shumë tituj në historinë e klubit të bardhë. Për të gjitha këto ai flet në një intervistë në “RMTV”.
SHIRITI I KAPITENIT – “Është një përgjegjësi e madhe. Kur shihni kapitenët që Madridi ka pasur ndër vite, të qenit kapiten i këtij klubi është diçka shumë e bukur, e veçantë dhe jam shumë i lumtur që mund të përfaqësoj Realin si kapiten”.
TROFETË – “Të kesh mundësinë për tu bërë lojtari me më shumë tituj te Reali i Madridit është diçka e pabesueshme.
Ka shumë tituj përpara për ekipin dhe ka shumë shpresë, për mua dhe për ekipin. Jam i përgatitur për atë që më pret.
Shpresoj që të fitojmë shumë këtë sezon dhe të bëhem lojtari me më shumë tituj”.