Skena e vogël e bukur në hapjen e mbrëmjes në Dimaro, ku po bëhet prezantimi zyrtar i Napolit të ri të Antonio Contes pati edhe nje moment pikant.
Ekipi, por edhe trajneri, u përshëndetën nga entuziazmi i tifozëve të shumtë të pranishëm, të cilët kënduan menjëherë refrenin klasik “Kush nuk kërcen eshte juventin…”.
Megjithatë, trajneri ka bllokuar këngën e tifozëve, duke i thënë jo kërkesës së tyre dhe më pas ka shpjeguar zgjedhjen:
“Do të doja ta sqaroja njëherë e mirë këtë gjë, do të jem gjithmonë një person i sjellshëm dhe i respektueshëm, por mos me kerkoni të bëj gjëra që nuk do t’i bëj”, ka pranuar Conte.
Më pas trajneri i ri italian vazhdoi shpjegimin e tij nga skena e Dimaro: “Jo vetëm për një skuadër, vlen për të gjitha skuadrat. Ne trajnerët duhet të japim një shembull pozitiv.
Ajo që mund të them është se para jush keni tifozin e parë. i Napolit”, komenti i tij përfundimtar për këtë çështje.