Randy Dwumfour prej javësh mungon në stërvitje me Skënderbeun. 23-vjeçari në këtë mënyrë është ktheyr në një “çështje” te korçarët. Ganezi është gjithashtu një nga lojtarët e shumëkërkuar në merkato.
Në këtë mënyrë lojtari nuk paraqitet në grumbullim, pasi pret një transferim jashtë Shqipërie.
Aktualisht në Kazakistan ka interes, por momentalisht ekipi që kërkon shërbimet e 23-vjeçari nuk mund të paguajë për ta blerë kartonin e tij.
Nga ana tjetër drejtuesit korçarë nuk pranojë në asnjë mënyrë që të zgjidhet kontrata mes palëve dhe lojtari të dalë i lirë. Futbollisti ka kontratë ka edhe 6 muaj kontratë me korçarët dhe në këtë ënyrë drejtuesit duan të përfitojnë nga shitja e tij.
Drejtuesit e Skënderbeut i kanë lënë 3 mundësi zgjedhjeje futbollistit. Nëse lojtari dëshiron të largohet duhet të paguajnë për kartonin e tij aq sa kërkojnë korçarët ose nga ana tjetër të rikthehet në Korçë dhe të firmosë rinovimin e kontratës.
Një tjetër alternativë është që lojtari të rikthehet në Korçë dhe të presë përfundimin e kontratës. Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se çfarë do të ndodhë mes palëve.