Barcelona ofron miliona euro për “heroin” spanjoll

Futboll

Barcelona ofron miliona euro për “heroin” spanjoll

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 11:27
Pamje nga një ndeshje

Jo vetëm Nico Williams, Barcelona tenton edhe goditjen Dani Olmo. Një tjetër futbollist që dha kontribut të madh në suksesin e kombëtares spanjolle në Euro 2024.

Madje mesfushori i avancuar i Leipzigut në Gjermani, krijoi një “kimi” për t’u admiruar me sulmuesin e Bilbaos dhe Lamine Yamal, talentin e jashtëzakonshëm të ekipit katalanas.

60 mln euro është oferta e klubit spanjoll për Leipzigun, ndërkohë që Olmon e pret një kontratë 6-vjeçare.

Gjithsesi, gjermanët kërkojnë më tepër miliona për të lënë të lirë 26-vjeçarin, për të cilin ka interesim edhe nga Manchester City.

Por në “Camp Nou” ka optimizëm në lidhje me arritjen e marrëveshjes finale, për t’i dhuruar teknikut Flick një përforcim fantastik.

Olmo ka dalë nga akademia e Barcelonës dhe shpreson të luajë përsëri me skuadrën e zemrës. Dhe rikthimi si kampion Europë do të ishte më i bukuri për të.

Pas aventurave në Kroaci te Dinamo e Zagrebit dhe në Gjermani te Leipzigu, katalanasi është gati të jetë përsëri pjesë e Barcelonës. Tashmë e skuadrës së parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat