Gripshi gjen golin e parë te Astana në Kupë

Futboll

Gripshi gjen golin e parë te Astana në Kupë

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 11:35
Lojtarët e Astanës

Nazmi Gripshi nuk ka vonuar shumë për të gjetur golin e tij të parë me fanellën e Klubit të Astanës, ku është transferuar gjatë verës për të nisur një aventurë të rëndësishme në Kazakistan.

Mesfushori 27-vjeçar ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e Kupës së Ligës, që Astana ka fituar me shifrat 4-2 përballë Shakhter Karagandy, me protagonist një tjetër ish të Skënderbeut.

Gripshi shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 3-2 në pjesën e dytë të sfidës, duke i dhënë mundësinë Astanës që të siguronte një rezultat të rëndësishëm për kualifikimin në këtë sfidë të fazës në grupe të miniturneut.

Ndërkohë, tre golat e tjerë për skuadrën e Astanës u shënuan nga Xhefri Çinedu, një emër i njohur për futbollin shqiptar. Sulmuesi nigerian në të kaluarën ka qenë pjesë e Besës dhe e Skënderbeut, edhe pse nuk pati mundësinë që të tregonte sa vlente në radhët e klubit korçar, i dhënë vazhdimisht në huazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat