Sulmuesi kuqezi do të paraqitet në grumbullim më 21 korrik

Futboll

Sulmuesi kuqezi do të paraqitet në grumbullim më 21 korrik

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 11:47
Rey Manaj

Sipas raportimeve të “Fanatik”, Rey Manaj, i cili tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e tij sezonin e kaluar, ka qenë edhe emri i preferuar zërave të merkatos. Sulmuesi shqiptar, emri i të cilit përmendet me shumë skuadra brenda dhe jashtë vendit, është paraqitur edhe në EURO 2024 me përfaqësuesen kuqezi.

Procesi nuk ka ecur siç pritej për Manajn, i cili i dha lamtumirën fansave pasi shitja e tij u konsiderua e sigurt pas përfundimit të sezonit.

Shifrat e marra nga Sivasspor, që përcaktoi tarifën e transferimit të Manajt 15 milionë euro, ishin shumë më poshtë se sa pritej. Për këtë arsye, drejtuesit pezulluan transferimin deri në marrjen e shifrës së kërkuar.

Manaj, i cili shkoi për pushime me familjen pas EURO 2024, do të marrë pjesë në përgatitjet e Sivasspor për sezonin e ri më 21 korrik. Futbollisti 27-vjeçar ka kontratë me klubin bardhekuq edhe për 2 vite të tjera.

Manaj, i cili sezonin e kaluar luajti në 36 ndeshje, ka shënuar 22 gola dhe ka bërë 3 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat