Lojtari legjendar i Kombëtares zvicerane dhe ish-futbollisti i Bayer Leverkusenit, Admir Mehmedi, pritet të jetë drejtori i ri sportiv i Shkendijës.
Pas dështimit në garën evropiane këtë verë, synimi i drejtuesve të Shkendisë për të ndryshuar pjesën sportive është i dukshëm, prandaj siç raporton mediumi zviceran "Blick", vendimi është që t'i jepet besimi emrit të famshëm të futbollit zviceran, Admir Mehmedi.
Mehmedi u pensionua nga futbolli aktiv në vitin 2023
Mehmedi është në prag të promovimit zyrtar si drejtor i ri sportiv i Shkendijës.
Mehmedi ka lindur në Gostivar, karrierën e tij futbollistike e filloi në Zvicër, ku u shpërngul me familjen që në moshë të vogël.
Në karrierën e tij më se të pasur, ai luajti për Zurich-un, Freiburgun, Wolfsburgun, Bayer Leverkusenin në Bundesligë, si dhe për Dynamo Kyiv.
Ai e përfundoi karrierën në Antalyaspor të Turqisë.
Për kombëtaren e Zvicrës është paraqitur 76 herë dhe ka shënuar 10 gola.
Ai mori pjesë me Zvicrën në Kampionatin Botëror të vitit 2014, si dhe në Euro 2016 dhe Euro 2020.