Gjelbrim Taipi pësoi një dëmtim para ndeshjes së parë kundër Marsaslok dhe drejtuesit vendosën që të mos e federonin për sfidat më maltezët.
Gjatë kësaj kohe mesfushori ka zhvilluar terapi të njëpasnjëshme dhe dëmtimi duket drejt rikuperimit të plotë.
Mesfushori nga Bujanovci pritet të rikthehet në listën e lojtarëve të gatshëm, si një vlerë e shtuar për trajnerin Shehi, në një kohë kur edhe Murataj është në dyshim.
Një tjetër lojtar, që mund të federohet është edhe afrimi i verës, Jozef Mintongo.
Mesfushori po stërvitet me ekipin e parë dhe nëse Shehi e arsyeton si lojtar të vlefshëm, mund të shohim debutimin e të riut kamerunas. Sa i përket merkatos, për momentin gjithçka është pezull.