Tottenham Hotspur nënshkroi me Archie Grey

Futboll

Tottenham Hotspur nënshkroi me Archie Grey

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 14:37
Tottenham

Tottenham Hotspur nënshkroi me Archie Grey nga Leeds United në fillim të muajit. Gjithashtu edhe me adoleshentin suedez Lucas Bergvall.

Nën drejtimin e Ange Postecoglou, londinezët duket se do të jenë të vendosur për një sezon të dytë të rëndësishëm. Me teknikun që beson se këtë radhë do të sigurohet kualifikimi në Champions League.

Ndërsa Grey dhe Bergvall janë nënshkrimet kryesore të mesfushës, klubi ka nevojë për një sulmues të ri për të zëvendësuar brazilianin Richarlison, i cili është me valixhe gati.

27-vjeçari pëlqehet në Arabinë Saudite dhe një lëvizje atje, ku kontratat janë të majme në aspektin financiar, e sheh me sy të mirë.

Tottenhami nuk është kundër shitjes së sulmuesit, por kërkon 60 milionë paund. Aq sa Spurs paguan për ta blerë nga Evertoni në 2022.

Shitja e Richarlisonit do t’u mundësonte londinezëve të vazhdonin me planet e tyre verore për të forcuar skuadrën me afrime të tjera.

Dhe për fazën sulmuese pëlqehen shumë anglezi Ivan Toney (Brentford) dhe është meksikani Santiago Gimenez (Feyenoord).

Që nga transferimi te Tottenhami, Richarlison ka përjetuar shumë ulje-ngritje me skuadrën.

Ai shënoi vetëm një herë në sezonin e tij debutues në Premier League nën drejtimin e Antonio Contes.

Ndërkohë që e gjeti rrugën e rrjetës në 11 gola nën urdhrat e Postecoglout në sezonin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat