Pasi siguroi Alvaro Moratën Milani po tenton edhe Nicolas Fullkrug si goditjen e radhës në sulm. 31-vjeçari i kombëtares gjermane do të largohet nga Borussia e Dortmundit pas mbërritjes së Serhou Guirassy në Iduna Park.
Emri i tij është lidhur me kuqezinjtë italianë, destinacion që do e priste me kënaqësi, por garës për shërbimet e tij i është bashkuar edhe Atletico e Madridit.
“Colchoneros” kanë nisur nga puna për gjetjen e pasardhësit të Moratës. AS raporton se në listën e dëshirave të iberikëve është edhe Fullkrug.
Një sulmues që për karakteristikat që ka pëlqehet shumë nga trajneri Diego Simeone, i cili e cilëson si “pykën” e duhur për skemat e tij.
Rreth 25 mln euro kërkon Dortmundi për ta lënë të lirë, shumë që klubi spanjoll nuk e ka aspak problem ta paguajë.