Elbasani nuk ka ndërmend të ndalet në këtë merkato. Drejtuesit kanë arritur të firmosin me dy futbollistë të tjerë, të cilët do të mbajnë veshur fanellën e Elbasanit në sezonin e ri.
Kështu nga Kosova vjen Endi Halili, i cili firmos me kampionët e Kategorisë së Parë kontratën e parë profesionale. 18-vjeçari në të kaluarën ka luajtur për Prishtinën, Ferizajin dhe Dritën, ndërsa është pjesë e grupmoshave të Kosovës.
Ndërkohë afrimi tjetër është Kron Abdiu.
Edhe ky i fundit është nga Kosova, por është bërë pjesë e ekipit të Elbasanit në janar, teksa është shpallur kampionë me skuadrën U-19.
Tek ky ekip ia ka dalë të shënojë 14 goka, gjë e cila ka bërë që drejtuesit ta bëjnë pjesë të ekipit të parë.