Gazetari italian për Asllanin: Interi më parë e fuste në fushë kur fitonte 4:0 ndaj Empolit

Futboll

Gazetari italian për Asllanin: Interi më parë e fuste në fushë kur fitonte 4:0 ndaj Empolit

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 15:39
Kristjan Asllani

Gazetari italian Riccardo Trevisani ka treguar se besimi te Kristjan Asllani ka ndryshuar te Interi.

Pavarësisht se sërish ka minuta të pakëta, Trevisani ka sjellë një shembull shumë të mirë për të kuptuar ndryshimin e besimit të zikaltërve karshi mesfushorit shqiptar.

“Vitin e parë, Asllani nuk kishte hapësirë, por këtë vit ai doli në fushë në ndeshjen Juventus-Inter me rezultatin 1:1, hyri në fushë në ndeshjen Inter-Roma kur ishte rezultati 0:0.

Nuk luajti shumë minuta, por më parë futej në fushë në ndeshje të tipit Inter-Empoli 4:0. Asllani hynte në fushë me personalitet dhe bëri mirë. Unë mendoj se do të ketë një sezon të shkëlqyer”, tha Trevisani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat