Largimi i Spahiut

Futboll

Largimi i Spahiut

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 11:05
Sebastian Spahiu

Largimi i Spahiut nga Egnatia, te Vllaznia “fërkojnë” duar!t

Sebastian Spahiu nuk është më lojtar i Egnatias. Mesfushori dhe rrogozhinasit kanë ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin mes tyre dhe në këto kushte lojtari është i lirë në treg.

Tashmë për të ofertat dhe interesimet nuk mungojnë. Në fakt te Vllaznia mund të “fërkojnë” duart, pasi një nga lojtaret që drejtuesit e kanë në fokus është Spahiu. Largimi i tij nga kampionët bën që në Shkodër të ëndërrojnë për transferimin e tij.

Mbetet të shihet nëse do të ketë një bashkëpunim në të ardhmen apo gjithçka do të mbetet në zërat e merkatos. Nuk përjashtohet mundësia që Spahiu të vazhdojë karrierën jashtë Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat