Flamurtari pas zyrtarizimit në stol të Andrea Agostinelit po vazhdon tashmë intensivisht përgatitjet për sezonin e ri.
Krahas stërvitjes, drejtuesit po punojnë edhe për kompletimin e ekipit, në mënyrë që skuadra të plotësohet për startin e Kategorisë së Parë.
Një nga repartet që bën me “dhimbje koke” stafin e kuqezinjve është prapavija.
Në këtë repart janë vetëm 3 mbrojtës tipik.
Largimet e shumta në këtë repart kanë bërë që të mbetet zbuluar.
Në këto kushte drejtuesit kanë kthyer sytë nga akademia. Agostineli ka grumbulluar me ekipin disa lojtarë të rinjë në moshë që vijnë nga akademia. Gjatë fazës përgatitore do të jenë nën urdhrat e italianit, i cili më pas do të vendosë për fatet e tyre.
Klevis Haxhiraj dhe Daniel Bregova me shumë gjasa do të bëhen pjesë e ekipit për sezonin e ri. Ndërsa në Pogradec kanë udhëtuar edhe të tjerë lojtarë të rinj. Mbetet të shihet se kush prej tyre do t’ia dalë të fitojë besimin e Agostinelit.