Keidi Bare drejt ekipit tjetër spanjoll

Futboll

Keidi Bare drejt ekipit tjetër spanjoll

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 11:40
Keidi Bare

Keidi Bare është lojtarë i lirë prej disa javësh.

Kontrata e tij me Espanyol përfundoi, dhe palët vendosën që të mos zgjasnin bashkëpunimin.

Megjithatë, mesfushori i Kombëtares shqiptare mund të mbetet në Spanjë.

Është klubi i Real Zaragoza ata që kanë interes për Keidi Baren. Ekipi spanjoll ka nisur menjëherë nga puna për të siguruar shërbimet e Keidi Bares dhe pritet që marrëveshja të arrihet shumë shpejt.

Kujtojmë që 26 vjeçari është pjesë e futbollit spanjoll që prej vitit 2013, kur u transferua nga Apolonia tek moshat e Atletico Madrid. Bare gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Malagas dhe së fundmi Espanyol.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat