Hajduku dhuratë për Gattuso-n, zyrtarizon transferimin e Rakitiçin

Futboll

Hajduku dhuratë për Gattuso-n, zyrtarizon transferimin e Rakitiçin

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 11:58
Ivan Rakitiçi

Hajduku i Splitit ka zyrtarizuar afrimin e Ivan Rakitiçint duke i bërë kështu një dhuratë trajnerit Gennaro Gattuso.

Mesfushori kroat largohet nga Arabia Saudite, ku ishte pjesë e Al Shabab dhe rikthehet në Europë, e për më tepër në shtetin e tij.

]Lajmin e transferimit të Rakitic e ka bërë publik vetë klubi kroat, ndërsa thekson se Ivan Rakitic shkëputi kontratën me klubin arab për t’u bashkuar me ekipin e tij të ri.

“Hajduk Split ka kënaqësi të veçantë të konfirmojë se Ivan Rakitiçi do të veshë fanellën e bardhë sezonin e ardhshëm!

Një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit kroat, pak para mesnatës, nënshkroi kontratë me Hajdukun deri në fund të sezonit të ardhshëm. Ivan do të mbërrijë në Split të dielën dhe do të prezantohet në një konferencë për shtyp, duke filluar nga ora 19:30. Ai ka shkëputur kontratën me Al Shabab për t’iu bashkuar Hajdukut, ku do të mbajë fanellën me numrin 11”-njofton Hajduk Split.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat