Tashmë gjithçka është zyrtare. Esin Hakaj është lojtari më i ri që i bashkohet Elbasanit.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi verdheblu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Në këtë mënyrë ka marrë fund pritja, teksa “Newsport.al” e paralajmëroi diçka të tillë disa ditë më parë.
“Esin Hakaj është verdheblu.
Esin Hakaj vjen në Elbasan pas 3 sezonesh me ekipin e Vllaznisë.
Ai ka pasur eksperienca të mëparshme me skuadra si Partizani dhe Teuta. Hakaj afrohet në familjen verdheblu për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes”, ka shkuar klubi.
Me afrimin e Hakajt, Elbasani fiton më shumë eksperiencë që do të ndihmojë skuadrën në sezonin e ri në Superiore.", njofton klubi.