Arbitri jep penalltinë më të çuditshme në histori

Futboll

Arbitri jep penalltinë më të çuditshme në histori

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 12:49
Pamje

Ndeshja mes Flamengos dhe Criciuma, e vlefshme për javën e 18-të të Serisë A braziliane, i dha historisë së futbollit një nga penalltitë më të çuditshme ndonjëherë.

Një moment konfuzioni total, i paparë më parë, që i la lojtarët dhe tifozët me shumë dyshime.

Me rezultatin 1-1, Flamengo tenton të depërtojë në zonë me Araujo që përgatitet për të gjuajtur. Ai që e ndalon është mesfushori i Criciuma, Barreto, i cili megjithatë vepron në një mënyrë të veçantë.

Për ta ndalur, në fakt, ai godet një top të dytë kundër atij të sulmuesit, duke ia prishur goditjen.

Gjyqtari fërshëllen një penallti për Flamengon, e cila më pas goditet nga Gabigol për fitoren dhe tre pikët për Flamengon.

Megjithatë, mbeten shumë dyshime për atë që ndodhi, pse ishte një top i dytë në fushë, pse aksioni nuk u ndal në praninë e topit të dytë dhe pse lojtari i Criciuma vendosi të ndalonte kundërshtarin duke gjuajtur topin në drejtim të tij.

Një situatë unike e paparë më parë, e cila me siguri do të mbetet në historinë e futbollit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat