Futbollistët e Besës nga Dobërdolli aktualisht ndodhen në përgatitje në Bansko të Bullgarisë, ndërsa para pak ditësh luajtën miqësoren e radhës me Suharekën, 1:1.
Kapiteni Armend Alimi ka folur për Open-TV nga Maqedonia e Veriut.
“Rezultati nuk është në plan të parë në periudhën përgatitore. Të dyja ndeshjet miqësore që i kemi zhvilluar përfunduan me barazime 1-1.
Gjithcka po shkonë mirë, nuk ka lojtarë të lënduar, që është më kryesore. Me Suharekën ishte ndeshja e dytë miqësore. Ishte test i mirë”.
Alimi është i kënaqur me kushtet në Bansko.
“Kushtet janë të mira, me terene të mjaftueshme sportive, nuk na mungon asgjë. Një ditë na vizutuan edhe pronarët e klubit. Në ekip mbizotëron atmosferë e mirë sportive, që është shumë e rëndësishme për këtë pjesë të përgatitjeve”.
Besa pritet të zhvillojë miqësoren me SC Gjilani.
“Po, ndeshja e radhës pritet me Gjilanin, edhe ata janë këtu në përgatitje.
Në dy ndeshjet e para lojtarët dhanë maksimumin, shpresoj edhe nesër të jetë ashtu. Pres një miqësore interesante”.
Ambiciet për në sezonin e ri janë të qarta.
“Ne jemi klub i ri në Ligën e Parë, debutojmë. Kryesia ka bërë punë të mirë, duke sjell përforcime cilësore dhe me përvojë. Qëllimi ynë është i qartë, të sigurojmë mbijetesen, e pastaj nëse gjatë rrugëtimit na jepet rasti për dicka më shumë sigurishtë që do ta shfrytëzojmë. Pronarëve dhe tifozëve të klubit iu premtojmë se në cdo ndeshje do ta japim maksimumin”.