AF Elbasani vazhdon punën merkato, ndërsa së fundmi ka bërë afrim nga kampionati italian.
Klubi që këtë sezon u ngjit në Kategorinë Superiore ka firmosur me ish-portierin e Genoa-s, Giuseppe Agostini.
“SuperSport.al” mëson se 21-vjeçari italian ka firmosur për një sezon me AF Elbasanin ku transferohet me parametra zero, ndërsa momentalisht pritet vetëm zyrtarizmi.
Kjo do të jetë eksperienca e parë e Agostini-t jashtë Italisë, pasi përveç Genoa-s ka luajtur edhe për Teramo-n dhe Triestina-n.