Struga Trim Lum përgatitet për sfidën e radhës

Futboll

Struga Trim Lum përgatitet për sfidën e radhës

Nga: K.G. Më: 21 korrik 2024 Në ora: 14:09
Struga Trim Lum

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Struga Trim Lum,  përgatitet për rrethin e dytë të garave të Conference League.

“Siç dihet Struga TL takohet të mërkurën e ardhshme me Pyunikun, ndërsa nesër kampioni do të zbulojë rivalin eventual për turin e tretë kualifikues.

Nesër në Nyon në orën 14.00 do të hidhet shorti për turin e 3-të kualifikues në Conference League.

Është e sigurt që Struga TL do të njihet me një nga ato skuadra që janë në “rrugën e kampionatit” por që struganët duhet që të kualifikohen”, - shkruan media maqedonase “sportsport”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat