Lamela prezantohet në Greqi

Futboll

Lamela prezantohet në Greqi

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 14:26
Messi e Lamela

Erik Lamela transferohet në Greqi. 32-vjeçari, i cili në fillimet e karrierës cilësohej si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit argjentinas, është prezantuar si futbollisti më i ri i AEK-ut të Athinës.

Tri sezonet e fundit ishte pjesë e Sevillas në La Liga, klubi i vetëm me të cilin fitoi trofe: Europa League në 2023. Pasi doli lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me andaluzianët, Lamela ka vendosur të vijojë karrierën në kryeqytetin grek.

Sulmuesi i djathtë, i cili mund të bëjë edhe role të tjera në repartin ofensiv, ka firmosur për 4 vite me AEK-un. Klub ku disa ditë më parë u transferua edhe Thomas Strakosha, portieri i kombëtares kuqezi.

Lamela u rrit te River Plate, skuadër me të cilën debutoi në moshën 17-vjeçare.

Më pas aventurat në Europë te Roma, Tottenham dhe Sevilla.

Me kombëtaren e Argjentinës ka luajtur 25 ndeshje (3 gola). Me ekipin Albiceleste u shpall dy herë nënkampion i Amerikës (2015, 2016).

Tani do të bëjë maksimumin për të ndihmuar AEK-un – skuadër ku do të ketë trajner bashkëpatriotin Matias Almeyda – për të fituar titullin e 14-të në histori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat