Vedat Muriqi konfirmon formën, shënon gol

Futboll

Vedat Muriqi konfirmon formën, shënon gol

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 16:18
Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar një gol për Malorcan, në miqësoren ndaj Kreves, skuadër që militon në Kategorinë e Katërt të Anglisë.

Ndeshja miqësore u zhvillua në Birmingham, teksa Mallorca triumfoi me shifrat 3-1. 

 Muriqi përfitoi nga pasim i gabuar i një futbollisti të ekipit anglez.

Sulmuesi kaloi portierin dhe në portën e zbrazët shënoi golin e tretë në minutën e 90-të. 

Muriqi është një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Mallorcan. 

Ai shënoi shtatë gola dhe asistoi dy herë në 29 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll. Mallorca ndeshjen e parë të edicionit 2024/2025 do ta zhvilloj në shtëpi kundër Real Madridit më 18 gusht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat