Koke nuk fshihet: Duam të fitojmë

Futboll

Koke nuk fshihet: Duam të fitojmë

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 16:23
Koke

"Duhet të kesh entuziazëm dhe dëshirë për të punuar, por mbi të gjitha të ëndërrosh shumë”.

Koke nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Mesfushori i Atletico Madrid ka dhënë një intervistë për Marca-n për të folur për sezonin e ri: "Duhet të kesh entuziazëm dhe dëshirë për të punuar, por mbi të gjitha të ëndërrosh shumë.

Unë gjithmonë them që klubi na vendos synime, por ne duhet të jemi më ambicioz dhe duke dashur të shkojmë më tej, njerëzit tanë duan të na shohin të fitojmë tituj. Ne duam të fitojmë tituj dhe shpresojmë që këtë sezon të kemi mundësinë të ngremë disa prej tyre”.

Koke foli edhe për rivalët e vjetër: "Mendoj se Real Madridi ka pasur një sezon spektakolar, por ne duhet të konkurrojmë.

Në fund nuk do t'i luajmë të gjitha ndeshjet kundër tyre, janë vetëm dy në La Liga dhe ka më shumë.

Ne kemi një ndeshje të parë shumë të vështirë kundër Villarrealit dhe kjo është ajo që duhet ta shikojmë, natyrisht, duhet të jemi ambicioz dhe të dimë se cili është objektivi, por tani duam të mendojmë vetëm për atë ndeshje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat