Çuni i shënon skuadrës greke në miqësore

Futboll

Çuni i shënon skuadrës greke në miqësore

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 19:37
Çuni feston

Marvin Çuni duket se i ka nisur me këmbën e mbarë përgatitjet për edicionin e ri futbollistik.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Frosinones, në testin miqësor të ditës së sotme.  

Çuni u aktivizua titullar, teksa arriti të tundte rrjetë në minutën e 35-të, të sfidës, duke i dhënë avantazhin skuadrës italiane.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0. 

Frosinone edicionin e ardhshëm do të militojë në Serinë B, teksa sulmuesi 23-vjeçar shqiptar pritet të jetë titullar, për të udhëhequr repartin e sulmit. Në edicionin e shkuar Çuni u aktivizua 22 ndeshje në Serinë A  ku shënoi vetëm 1 gol.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat