Liria befason Vedat Muriqin

Futboll

Liria befason Vedat Muriqin

Nga: K.G. Më: 21 korrik 2024 Në ora: 20:56
Fanella

Skuadra me renome Liria e Prizrenit, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës, e ka nderuar Vedat Muriqin.

Liria ka dalur me një dizajn të fanellës duke e befasuar yllin e Kosovës, që po shkëlqen në fanellën e Mallorca-s në Spanjë.

“Në nder të arritjeve të "Piratit" në futbollin evropian.

Me vullnetin dhe dëshirën e kryetarit tonë, Valon Osmani, për të nderuar arritjet e prizrenasit që mbron ngjyrat e Kosovës dhe Mallorca-s, krijuam dizajnin më të ri të quajtur "Pirati".

Ky dizajn është në nder të top sulmuesit tonë, Vedat Muriqi, i cili na ka bërë krenar me paraqitjet e tij në ligat evropiane dhe me fanellën e Kosovës, duke kujtuar edhe të kaluarën e tij me fanellën bardhezi”, njofton FC Liria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat