Ky sulmues pritet të nis ndeshjen nga minuta e parë, në Breidablik

Futboll

Ky sulmues pritet të nis ndeshjen nga minuta e parë, në Breidablik

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 11:59
Drita

Arb Manaj i cili u transferua në merkaton e janarit nga Ballkani, nuk pati të mundësi të luaj asnjë minutë për gjilanasit.

Koha e tij tashmë siç duket ka ardhur, dhe do jetë i gatshëm t’i ndihmoj ‘Intelektualëve’ në Ligën e Konferencës.

Blerim Krasniqi nuk do jetë i gatshëm për përballjen ndaj Breidablik, e cila zhvillohet të enjten mbrëma, pas kartonit të kuq vitin e kaluar ndaj Viktoria Plzen.

Siç duket, Manaj do e nis ndeshjen nga fillimi, edhe pse Veton Tusha ka treguar formë të lartë në ndeshjet parasezonale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat