Gati transferimi i mesfushorit francez

Futboll

Gati transferimi i mesfushorit francez

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 12:45
Youssouf Fofana

Youssouf Fofana është vetëm një hap larg transferimit te Milani.

Mbërritja në Milano e pronarit të kuqezinjve, Gerry Cardinale, ka bërë që negociatat me Monacon të avancojnë ndjeshëm, teksa palët janë shumë pranë nënshkrimit të marrëveshjes së transferimit.

Për mesfushorin 25-vjeçar hynë në garë disa klube agleze orët e fundit dhe kjo bëri që Milani të nxitojë dhe të kënaqë dëshirën e Monacos, duke pranuar të paguajë 14 milionë euro menjëherë, teksa tashmë mbetet të zgjidhen detajet në lidhje me bonuset.

Fofana është kërkuar me ngulm nga trajneri Paulo Fonseca dhe gjasat janë që brenda 48 orëve të ardhshme të zbarkojë në Milano për të kryer testet mjekësore dhe për të hedhur firmën mbi kontratën që do  ta lidhë me kuqezinjtë për 5 vitet e ardhshme.

Mesfushori francez kishte përfunduar së fundi në radarët e Manchester United dhe Atletico Madrid, ndaj drejtuesit e Milanit kanë një arsye më shumë për të nxituar të kompletojnë transferimin.

Fofana ka qenë një nga emrat më të kërkuar të trajnerit Fonseca, bashkë me holandezin Zirkzee. E nëse për këtë të fundit Ibra dështoi ta sjellë në Milano, nuk mund të rrezikojë të njëjtën gjë me Fofana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat