Kohëve të fundit po flitet shumë rreth të ardhmes së Kevin De Bruyne, futbollistit të Manchester Cityt, i cili po lidhet me një kalim në futbollin arab.
Thuhet se De Bruyne ka pranuar një ofertë të majme në Arabi dhe do ta pranojë atë.
Në lidhje me këtë, ka folur trajneri i Manchesterit, Pep Guardiola. Ai e ka mohur një gjë të tillë, teksa ka thënë se ylli belg do të mbetet në skuadrën e tij.
“Nëse dikush dëshiron të largohet këtë verë, ne do të flasim për këtë dhe, sigurisht, deri në ditën e fundit të afatit kalimtar kemi mundësinë që lojtarët të vijnë dhe të shkojnë. Por De Bruyne nuk është një nga ata që do të ikë. Mendoj se ka 85, 90, 95% mundësi që të kemi të njëjtën skuadër” ka thënë Guardiola.
Manchester City do ta nis sezonin në javën e dytë të gushtit kundër Manchester United, në FA Community Shield.